Pyetësor
Qëllimi i këtij pyetësori është të përcaktojë nëse ju keni mundur të merrni informacione nga administrata publike në gjuhën zyrtare të zgjedhur nga ju gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, siç është pandemia e shkaktuar nga korona virusi COVID-19.
Komentet tuaja do të na ndihmojnë për të identifikuar më mirë problemet dhe të gjejmë zgjidhje të mundshme për të siguruar që të drejtat e gjuhës së qytetarit të respektohen, madje edhe në situata të tilla.
Pyetësori do të marrë 1 minutë nga koha juaj.
Ju faleminderit për pjesëmarrjen!
Deklarata e privatësisë
Pjesëmarrja juaj është vullnetare dhe plotësisht e fshehtë.
Agjencia e Zbatimit të Gjuhës është e angazhuar të respektojë dhe mbrojë informacionet tuaja personale, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Informacioni që ju ofroni do të përdoret vetëm për të marrë të dhëna mbi zbatimin e gjuhëve zyrtare gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
Përgjigjet e marra nga ky pyetësor onlajn do të jenë anonime dhe nuk do të ndërlidhen me asnjë nga informatat e juaja personale.