Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në RMV e vizitoi Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës në Shkup

23
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në RMV, z. Agim Krasniqi, u prit në një takim nga z. Ylber Sela, drejtor i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës. Gjatë takimit, drejtori Sela foli për funksionimin dhe punën e gjithanshme të këtij institucioni të rëndësishëm dhe sukseset e arritura në zbatimin e gjuhës shqipe në nivel zyrtarë, duke filluar nga themelimi e deri me sot.
Ai potencoi edhe ndihmën dhe mbështetjen e institucioneve shtetërore në aspektin e përkthimit dhe lekturimit të dokumenteve dhe shkresave të ndryshme zyrtare.
Z. Krasniqi e falënderoi për pritjen dhe e çmoi lartë angazhimin dhe punën që bën Agjencia dhe drejtori Sela në zbatimin e Ligjit të Zbatimit të Gjuhëve, gjithnjë në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ju gjithashtu mund të lexoni