Bashkëpunim i dakorduar mes AZGJ-së dhe Klinikës Universitare të Neurologjisë

24
Ushtruesi i detyrës, drejtor organizativ i ISHP Klinikës Universitare të Neurologjisë, Alajdin Havziu, sot vizitoi AZGj-në, ku u prit nga drejtori i saj, Ylber Sela.
Në këtë takim, të dy bashkëbiseduesit diskutuan në lidhje me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e këtij institucioni shëndetësor. Drejtori Sela, pas shqyrtimit të gjendjes në klinikë, i ofroi mbështetje të plotë në lidhje me zbatimin e dispozitave ligjore, me ndihmë profesionale nga AZGJ-ja në lidhje me përkthimin dhe lekturimin e formularëve dhe akteve të ndryshme në përdorim zyrtar.
Drejtori Havziu e falënderoi për mbështetjen dhe ndihmën e ofruar, duke premtuar se do të përpiqet për zbatimin e gjuhës shqipe në klinikë sipas detyrimeve ligjore.
Ju gjithashtu mund të lexoni