FJALA PËRSHËNDETËSE E DREJTORIT TË AZGJ-së, YLBER SELA NË PROMOVIMIN E VEPRIMTARISË SHKENCORE TË BEGZAT BALIUT

1
Të nderuar të pranishëm!
Më lejoni të shpreh kënaqësinë time për këtë aktivitet që ka të bëjë me promovimin e veprimtarisë së studiuesit Begzat Baliu, veçmas të fjalorit në veprën e Ymer Elshanit, aktivitet ky që po zhvillohet në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës, e cila gjithnjë e më tepër po bëhet institucion i pranueshëm nga të gjitha qarqet shkencore e kulturore anekënd hapësirës shqiptare.
Pa dyshim, AZGJ-ja gjithmonë i ka hapur dyert për takime e ngjarje të këtilla, të cilat e promovojnë shkencën dhe kulturën shqiptare, sidomos studimet që paraqesin kontribut të rëndësishëm për gjuhësinë tonë. Neve na lidh gjuha shqipe si detyrim kombëtar, prandaj ndjejmë kënaqësi kur gjithsecili prej nesh jep kontribut në këtë fushë.
Detyra e AZGJ-së është të ndihmojë çdo aktivitet që ka të bëjë me gjuhën shqipe, prandaj edhe për sa u përket veprave të mikut tonë, Begazat Baliu, ne jemi të gatshëm të jemi bartës të promovimit dhe afirmimit të tyre.
Pa dashur që ta zgjas më tepër, uroj që ky aktivitet të shërbejë si një ndërgjegjësim dhe sugjerim për të gjithë ata që merren me problemet e gjuhës shqipe, që ta kthejmë vëmendjen nga këto vepra të cilat janë pjesë e shkencës dhe e kulturës sonë, për ta ndërtuar dhe plotësuar vizionin ndaj gjuhës shqipe.
Ju faleminderit!
Ju gjithashtu mund të lexoni