Drejtori Sela priti Kaltrina Beqirin, drejtoreshë në Agjencinë e Cilësisë dhe të Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore

27
Sot në hapësirat e AZGj-së qëndroi Kaltrina Beqiri, drejtoreshë në Agjencinë e Cilësisë dhe të Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, e cila bashkë me ekipin e saj realizuan takim me drejtorin e AZGJ-së, Ylber Selën për t’u konsultuar rreth disa çështjeve sa i takon përdorimit dhe zbatimit të gjuhës shqipe në institucionin që ajo drejton.
Gjatë këtij takimi, drejtori i AZGJ-së Ylber Sela dhe drejtoresha Beqiri biseduan lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në institucionet shtetërore, ndërsa me këtë rast drejtori i AZGJ-së Ylber Sela i ofroi mbështetje të plotë duke premtuar edhe ndihmë nga shërbimet e AZGJ-së në aspektin e përkthimit dhe të lekturës së dokumenteve dhe të akteve zyrtare.
Bashkëbiseduesit ranë dakord për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes dy institucioneve, në mënyrë që zbatimi i dispozitave të ligjit të jetë në nivelin e duhur në këtë institucion.
Ju gjithashtu mund të lexoni