Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela zhvilloi takim pune me koordinatorin e TIKA-së

3
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, Ylber Sela, realizoi takim pune me z. Halim Omer Sogut, koordinator i programit të Agjencisë Turke të Bashkëpunimit dhe të Koordinimit – TIKA në Shkup.
Duke e faleminderuar për takimin, drejtori Sela e theksoi rolin e rëndësishëm që ka TIKA në aspektin e mbështetjes për projektet e sferave të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast ai e njoftoi bashkëbiseduesin e tij lidhur me punën e deritanishme të AZGJ-së. Në këtë kontekst, të dy përfaqësuesit patën mundësi për të shkëmbyer mendime për mbështetjen e mundshme nga TIKA për projektet prioritare që do të realizoheshin nga ana e AZGJ-së.
Të dyja palët e vlerësuan takimin si shumë të dobishëm duke theksuar se mundësitë mbeten të hapura për të vazhduar komunikimin dhe bashkëpunimin në projekte me interes të përbashkët.
Ju gjithashtu mund të lexoni