Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela takoi sekretarin e MPPS-së, Resmi Ejupi

13

Sot në AZGj qëndroi Resmi Ejupi, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punës dhe të Politikës Sociale, i cili bashkë me kolegët e tij realizuan takim me drejtorin e AZGJ-së, Ylber Sela, për t’u konsultuar rreth disa çështjeve për sa i përket zbatimit të gjuhës shqipe në këtë ministri.
Gjatë këtij takimi, drejtori i AZGJ-së Ylber Sela dhe sekretari shtetëror Ejupi biseduan lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në institucionet shtetërore, ndërkaq me këtë rast drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela i ofroi mbështetje të plotë dhe ndihmë nga shërbimet e AZGJ-së në aspektin e përkthimit dhe të lekturës së dokumenteve të nevojshme.
Bashkëbiseduesit u dakorduan për bashkëpunim të mëtejshëm mes dy institucioneve, në mënyrë që zbatimi i dispozitave të ligjit të jetë në nivelin e duhur në këtë institucion.
Shkup, 14.9.2021

Ju gjithashtu mund të lexoni