AZGJ-ja dhe Avokati i Popullit në shërbim të mbrojtjes së të drejtave gjuhësore të qytetarëve

9

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, Ylber Sela, sot pati takim zyrtar me Avokatin e Popullit z. Naser Ziberi.
Në takim, drejtori Sela i dorëzoi Avokatit të Popullit kompletin e botimeve të publikuara nga AZGJ-ja, ndërsa e informoi edhe për projektet të cilat janë në vijim, si edhe projektet e planifikuara për të ardhmen nga AZGJ-ja.

Avokati i Popullit, si organ që i promovon dhe i mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve, shërben si shembull për zbatimin dinjitoz të Ligjit të Zbatimit të Gjuhëve. Megjithatë në praktikë ekzistojnë situata në të cilat qytetarët përballen me sfida në pjesën e realizimit të të drejtave të tyre në gjuhët zyrtare dhe në atë pjesë është i nevojshëm veprim i përbashkët i institucioneve kompetente, me qëllim mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave qytetare.

Të dyja palët u angazhuan për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer dhe ruajtjen e dialogut për çështje të interesit të përbashkët.

Ju gjithashtu mund të lexoni