AZGJ dhe Misioni i OSBE-së në Shkup nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi

7
Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së, e përfaqësuar nga drejtori Ylber Sela, nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Misionin e OSBE-së në Shkup, e përfaqësuar nga shefi i Misionit, ambasadorin Klemens Koja.
Memorandumi paraqet formalizim të bashkëpunimit ndërmjet dy palëve në zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta për periudhën 2021-2024, përmes zbatimit të aktiviteteve të koordinuara që synojnë zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, mbështetjen e Agjencisë në ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe zbatimin e qëllimeve të programit të saj, me mbështetjen e Misionit të OSBE -së në Shkup.
Si rezultat i bashkëpunimit, pas nënshkrimit të Memorandumit, filloi të realizohet aktiviteti i përbashkët, përkatësisht zbatimi i trajnimit treditor, që synon të mbështesë përpjekjet e Agjencisë për rritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve profesionale për përpunimin dhe realizimin e projekteve dhe menaxhimin e tyre.
Ju gjithashtu mund të lexoni