AZGJ dhe MAPAS ranë dakord për bashkëpunim

11

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, realizoi takim pune me delegacionin e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS), të përfaqësuar nga Shpresa Rexhepi, këshilltare e burimeve njerëzore dhe Dionis Stratrov, udhëheqës i Njësisë së çështjeve administrative dhe furnizimeve publike.

Në takimin e punës u diskutua rreth situatës në lidhje me harmonizimin e punës së MAPAS-it me dispozitat e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, mënyrën e bashkëpunimit rreth përkthimit të akteve nënligjore dhe formularëve zyrtarë, si dhe lekturimin e akteve të MAPAS-it të cilat shpallen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Drejtori Sela shprehu gatishmëri që AZGJ-ja ta mbështetë punën e MAPAS-it si subjekt institucional që mbikëqyr funksionimin e fondeve të pensioneve me qëllimin përfundimtar për të mbrojtur interesat e anëtarëve të tyre, përkatësisht të siguruarit.

Të dyja palët ranë dakord se takimet e tilla janë reciprokisht të dobishme dhe se koordinimi në nivel ndërinstitucional do të vazhdojë në baza të rregullta.

Shkup, 14.9.2021

Ju gjithashtu mund të lexoni