AZGJ-ја dhe Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnime nisin bashkëpunimin

16
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela, sot ka realizuar takim pune me drejtorin e Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnime, z. Sherif Miftari dhe Ali Shahini përkthyes profesional në këtë institucion, i cili siguron përkrahje dhe zhvillim të arsimit profesional në të gjitha subjektet e interesuara për arsim profesional në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë këtij takimi drejtori Sela dhe drejtori i Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnime biseduan lidhur me Zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në institucionet shtetërore, ndërkaq drejtori Sela ofroi mbështetje për lekturë të të gjitha materialeve nga drejtimet dhe programet mësimore që ata i përgatisin.
Bashkëbiseduesit u dakorduan për bashkëpunime të mëtejshme në të ardhmen mes dy institucioneve, në mënyrë që nxënësve t’u sigurohet mësim programor sa më cilësor.
Drejtori Sela edhe njëherë apelon te të gjitha institucionet që kanë nevojë për lekturë profesionale, të materialeve që kanë rëndësi të veçantë për gjuhën, të dërgohen te ne në Agjenci, në mënyrë që të kemi përkthime sa më cilësore dhe më pak gabime gjuhësore.
Ju gjithashtu mund të lexoni