MISIONI

Agjencia për Zbatimin e Gjuhës ka mision të ndërtojë një mjedis institucional që respekton detyrimet kushtetuese dhe ligjore, mbron, promovon, ruan dhe zbaton të drejtën gjuhësore të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes:

– bërjes së politikave gjuhësore dhe unifikimin e nocioneve administrative në bashkëpunim me ekspertë të fushës dhe institucione gjegjëse brenda dhe jashtë vendit,

– trajnimit të përkthyesve dhe lektorëve nëpër të gjitha institucionet e vendit,

– sigurimin dhe furnizimin е softuerit të përkthimit  me fjalë dhe shprehje për institucionet qendrore,

– dhënies së këshillave ligjore qytetarëve për të drejtën e gjuhës amtare,

– bashkëpunimit të ngushtë me Inspektoratin për Zbatimin e Gjuhës dhe me të gjitha institucionet relevante të vendit,

– këshillimit të Qeverisë dhe institucioneve në lidhje me miratimin dhe zbatimin e masave që sigurojnë përdorimin dhe statusin e barabartë të gjuhëve zyrtare,

– dhënies së rekomandimeve për institucionet qendrore dhe komunale për të inkurajuar, mbështetur dhe ofruar zgjidhje afatgjate, të qëndrueshme strukturore dhe një politikë stimulimi për përdorimin e gjuhëve zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.