Vizitë studimore e delegacionit nga Kosova në AZGj

Oct 25, 2023

Vizitë studimore e delegacionit nga Kosova në AZGj

 

Një delegacion i përbërë nga, Sllavisha Mlladenoviq, komisioner i

Zyrës për Gjuhët, Mentor Borovci, drejtor i Zyrës Ligjore, Arta Pllana, koordinatore për komunikim, Safete Grajçevci, koordinatore për sigurimin e zbatueshmërisë, Agron Gashi, koordinator, Zyra Ligjore, Shaban Ademi, drejtor i Zyrës për buxhet dhe financa, Nexhmie Xani, udhëheqëse e burimeve njerëzore, Qefsere Baliu, udhëheqëse për buxhet dhe financa, Xhavit Bulliqi, zyrtar i larë ligjor.

Delegacioni u prit nga drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ardian Musliu, i cili e njoftoi lidhur me Agjencinë dhe tregoi për avancimin e zbatimit të gjuhës në RMV.

Në ditën e parë kolegët nga Kosova u informuan nga përfaqësuesit e AZGj-së për gjithë ciklin e procesit të përkthimit. Protokolli vazhdoi me informacionin e përgjegjësve të sektorëve të planifikimit dhe zhvillimit në AZGj, Shpresa Zeqiri-Ibrahimi dhe Marian Patlixhankovski, të cilët shpjeguan mënyrën e funksionimit dhe ndërtimit të Agjencisë. Ndërsa Sllavisha Mlladenoviq nga Kosova, tha: Ne kemi ardhur këtu, për të parë një model nga mënyra e zbatimit të dygjuhësisë, për ta pasur më të lehtë të ndërtojmë një institucion të ngjashëm edhe në Kosovë.

Dita e parë e vizitës u mbyll me nënshkrimin e një memorandumi dypalësh midis drejtorit të AZGj-së, Ardian Musliu dhe kryesuesit të delegacionit nga Kosova, Sllavisha Mlladinoviq.

Ditën e dytë të diskutimeve studimore me delegacionin nga Kosova e drejtoi këshilltari shtetëror Nebi Bilalli, i cili foli për sektorin e përkthimit dhe të lekturës. Ndërsa, Jeton Sulejmani, këshilltar shtetëror i bashkëpunimit me Qeverinë dhe marrëdhënieve me publikun, Teuta Hiseni, përgjegjëse e sektorit të lekturës, Ahmet Selmani këshilltar shtetëror i redaktimit gjuhësor, prezantuan procesin e punës në sektoret përgjegjëse .

Diskutimet vazhduan me pyetje dhe përgjigje ndërmjet të pranishmëve. Më pas delegacioni vazhdoi vizitën në Inspektoratin e përdorimit të gjuhëve.

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk