Shefja e Këshillit të Evropës në Shkup, Ana Zec, vizitoi Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës

Jul 9, 2019

Shefja e Këshillit të Evropës në Shkup, Ana Zec, vizitoi Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës
Këshilli i Evropës në Shkup ka dhënë mbështetje të fuqishme dhe konstruktive për vendin gjatë respektimit të ligjeve dhe të drejtave njerëzore dhe gjuhësore, tha sot Ana Zec, shefja e zyrës së programit të Këshillit të Evropës në takim me përfaqësuesit e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës. Gjatë takimit u përshëndet bashkëpunimi i shkëlqyer mes të dy përfaqësuesve të institucioneve në aspekt të dialogut të intensifikuar mbi miratimin e Ligjit mbi Gjuhët dhe zbatimi i tij, si dhe bashkëpunimit të përforcuar me realizimin e projekteve rrjedhëse. Drejtori i Agjencisë, Ylber Sela, informoi për gjendjen e brendshme, kushtet dhe kapacitetet e burimeve njerëzore, për agjendën e Qeverisë në pikëpamje të përmbushjes së reformave të Agjencisë. Përfaqësuesja e Këshillit të Evropës foli për programet dhe projektet, të cilat zhvillohen me intezitet të forcuar në shumë sfera shoqërore të veprimit. Shprehën mbështetje për prioritetet e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, veçanërisht në lidhje me rritjen e vetëdijes së qytetarëve mbi zbatimin e Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" ids="1457,1460"]  

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk