Retrospektiva 2023

Dec 14, 2023

Retrospektiva 2023

 

Bashkëpunime dhe memorandume

Gjatë vitit që po lëmë pas, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së, pati disa marrëveshje të ndryshme dhe thellim marrëveshjesh ndërinstitucionale, si edhe nënshkroi një memorandum me Delegacionin nga Zyra e Komisionerit për Gjuhët pranë Kryeministrisë së Qeverisë së Kosovës.

Një nga bashkëpunimet që mund të veçohet në retrospektivë të vitit 2023, është edhe thellimi i marrëveshjes ndërmjet Qendrës Europiane të Gjuhëve Moderne në Grac të Austrisë dhe AZGj-së. Në takimin që u organizua në kuadër të bashkëpunimit, profesoresha nga Universiteti i Salcburgut, mbajti për përkthyesit dhe lektorët e AZGj-së, ligjëratën me temë “Ndërtimi i edukimit shumëgjuhësh dhe ndërkulturor për demokracitë e shekullit XXI”.

Një tjetër bashkëpunim i vendosur nga një memorandum i nënshkruar më herët, ndërmjet Universitetit të Tetovës dhe AZGj-së, është konkretizimi dhe avancimi i bashkëpunimit midis dy institucioneve, në lidhje me pjesën praktike të marrëveshjes, ku Agjencia tregoi gatishmëri për t’u dhënë një mundësi më tepër, (nëpërmjet leksioneve nga profesionistët e përkthimit dhe redakturës së AZGj-së), studentëve të Fakultetit të Filologjisë, për programin e ri studimor në fushën e redaktimit të gjuhës shqipe.

Ndërsa bashkëpunimi që solli takimin e AZGj-së me Këshillin Nacional të Shqiptarëve të Malit të Zi, ka të bëjë me përkrahjen konkrete që AZGj-a, mund t’ua japë shqiptarëve të Malit të Zi për ruajtjen e gjuhës shqipe.

Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së e mbylli vitin 2023 me memorandumin që u nënshkrua ndërmjet drejtorit të Agjencisë, Adrian Musliut, dhe udhëheqësit të delegacionit studimor të dygjuhësisë nga Kosova, Sllavisha Mlladenoviq, memorandum ky që përmbante mënyrën e ndihmës që ofron AZGj-a, me përvojën që ka, në aftësimin dhe sendërtimin e institucionit gjegjës edhe në Kosovë.

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk