Përfundoi trajnimi për përkthyes dhe lektorë

Jun 11, 2024

Përfundoi trajnimi për përkthyes dhe lektorë

 

Edhe gjatë këtyre dy ditëve, në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës ka vazhduar trajnimi për përkthyes dhe lektorë, trajnim ky që organizohet nga ky institucion për të katërtin vit me radhë. Duke hyrë në javën e katërt dhe të fundit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit e shumtë kanë ndjekur ligjëratat e profesorëve të cilët kanë trajtuar aspekte që kanë të bëjnë me përkthimin dhe lekturimin.

Në të vërtetë, gjatë ditës së djeshme para pjesëmarrësve ka ligjëruar prof. Afet Mahmuti në temën “Përkthimi i teksteve juridike”, si dhe prof. Arta Selmani e cila ka ligjëruar në temë “Përkthimi ligjor (juridik).

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme ka ligjëruar prof. Ismail Hamiti në temë “Dëshirorja dhe habitorja në gjuhën shqipe dhe ekuivalentet e tyre përkthimore në gjuhën maqedonase.

Kështu, me këtë cikël ligjëratash u mbyll trajnimi katërjavor për përkthyes dhe lektorë nga AZGJ-ja.

You might also like

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk