Përdorimi i gjuhës shqipe edhe në gjyqësor

Nov 9, 2023

Përdorimi i gjuhës shqipe edhe në gjyqësor

 

Ka filluar procesi i përdorimit të gjuhës shqipe edhe në procedurat gjyqësore në RMV. Në këtë kuadër përfaqësues të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës u ftuan në Institucionin e Avokaturës së Shtetit, për të rënë dakort për redaktimin profesional gjuhësor të teksteve dhe të procedurave të tjera gjyqësore.

Avokati i Shtetit, Agron Reçi, dhe bashkëpunëtorja e përkthimit Xhejlane Halimi, i pritën në hapësirat e Avokaturës së RMV-së, përfaqësuesit e AZGj-së, drejtorin Ardian Musliun, përgjegjësin e përkthimit dhe të redaktimit gjuhësor, Nebi Bilallin, këshilltarin shtetëror të bashkëpunimit me qeverinë dhe marëdhëniet me publikun, Jeton Sulejmanin dhe përfaqësuesen e kabinetit të drejtorit Nerxhivane Kuqin.

Z. Reçi nga pozicioni i drejtorit të Avokaturës së Shtetit, kërkoi nga përfaqësuesit e AZGj-së, të redaktojnë një numër të konsiderueshëm shkresash dhe tekstesh delikate të akteve, procedurave e formaliteteve të tjera gjyqësore, që janë në kompetencë të Avokaturës së Shtetit të RMV-së, në gjuhën shqipe.

Nga ana e AZGj-së u zotuan se do të lekturohen dhe do të redaktohen me përgjegjesi profesionale të gjitha materialet që do të dërgohen, e gjith kjo në funksion të zbatimit sa më të shpejtë të gjuhës shqipe edhe në këtë fushë të administratës gjyqësore.

Me këtë bashkëpunim midis AZGj-së dhe Avokaturës së Shtetit, avancohet në një stad më të lartë procesi i dygjuhësisë në RMV

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk