Një ish-prokuror amerikan vizitoi AZGJ-në

Oct 13, 2021

Një ish-prokuror amerikan vizitoi AZGJ-në
Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës (AZGJ) qëndroi Xhim Lofton, ish-prokuror amerikan, i cili në Republikën e Maqedonisë së Veriut vjen në kuadër të programit të shkëmbimit të stafit akademik, të njohur si Fulbright.
I shoqëruar nga Ali Musliu dhe Jusuf Zejneli, ligjërues në Universitetin e Tetovës, Lofton u prit nga drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela.
Me këtë rast, ai u informua për Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve dhe për themelimin e kësaj Agjencie, përfshi veprimtarinë e saj të deritanishme.
Në Universitetin e Tetovës Xhim Lofton do të ligjërojë lëndën Hyrje në sundimin e ligjit.
Sela dhe Lofton biseduan edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe të mbështetjes nëpërmjet vendosjes së lidhjeve me ndonjë organizatë që merret me planifikimin gjuhësor.
[gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="6754,6757,6760"]

You might also like

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk