Intervistë e Ylber Selës, drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, dhënë për Alsat-M (Video)

Jul 8, 2019

Intervistë e Ylber Selës, drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, dhënë për Alsat-M (Video)
Pavarësisht obligimit ligjor që brenda 6 muajve të gjitha institucionet të fillojnë me zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, drejtori i Agjencisë Ylber Sela thekson se një pjesë e institucioneve tabelat, vulat e memorandumet nuk i kanë bërë ende në dy gjuhë. Në një intervistë për Alsat, Sela thotë se disa institucione nuk kanë vullnet që të zbatojnë shqipen. Ndërkaq për sa i përket gabimeve që bëjnë institucionet gjatë përdorimit të shqipes, Sela tha se së shpejti do të fillojë trajnimi i përkthyesve. Ai i bëri thirrje qeverisë që të përshpejtojë procedurat për themelimin e Inspektoratit i cili duhet të mbikëqyr zbatimin e ligjit. Për më tepër ndiqni intervistën. https://www.youtube.com/watch?v=yVX-tOAFjzo  

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk