Fjalë përshëndetëse e drejtorit të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së

Oct 28, 2021

Fjalë përshëndetëse e drejtorit të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së
Ballkani ndërmjet integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal
Integrimi i Rajonit ballkanik dhe vendet e rajonit të tij në familjen e madhe të Bashkimit Europian, është ende përrallë e papërfunduar. Përrallë që ngjan si rrugë e gjatë e paqartë, e mbushur me pengesa të shumta para arritjes te fundi i kësaj rruge. Rrugën, të cilën e ndërtoi babai i BE-së moderne, Robert Shuman, ende po pret të kalohet nga vendet e Ballkanit.
Sot, Bashkimi Europian është forma më e fuqishme e bashkimit dhe e integrimit me tregun nga përafërsisht 500 milionë qytetarë me fuqi të madhe absorbuese, që është rezultat i numrit të popullsisë dhe të të ardhurave të larta për kokë qytetarësh. Përballë kësaj, vendet e Ballkanit të lëna vetëm, janë të vogla, jokonkurruese, me të ardhurat dhe standard jetese mesatar, që kryesisht mbetet pas mesataren europiane dhe me nivel të zhvillimit teknologjik, që nuk mund të jetë konkurrent me nivelin e vendeve-anëtarë të BE-së.
Të udhëhequr nga logjika e fakteve ekonomike, duhet marrë parasysh edhe faktin se, përveç përfitimeve ekonomike, integrimi në Bashkimin Europian siguron paqe, siguri, siguri më të madhe për qytetarët e vet, nivel më të lartë të respektimit të të drejtave njerëzore, sundim të së drejtës, njëkohësisht duke i respektuar dallimet shoqërore.
Jetojmë në kohë kur bota ndryshohet shumë shpejtë, BE-ja ndryshohet, Ballkani ndryshohet, Republika e Maqedonisë së Veriut ndryshohet.
Situata është komplekse, krizat globale dhe krizat me të cilat përballet BE-ja, tani më janë konstantë, vepruesit politikë të udhëhequr nga interesat e qytetarëve dhe vizionit të tyre afatgjatë, duhet t’i drejtojnë vendimet politike kah ana e vërtetë e historisë. Pas vendimeve të tilla, gjeneratat e ardhshme do t’i vlerësojnë – a kanë sjellë vendime të vërteta në momentin e duhur.
Në momentin e sotëm historik dhe rrethanat gjeopolitike, për Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit të tërë euroatlantik. Për orientimin e tillë pro-europian ekziston mbështetje e rëndësishme nga qytetarët tanë nga të gjitha bashkësitë etnike dhe fetare, e cila na kushtëzon të kemi durim gjatë rrugës euroatlantike.
Të gjitha vendet ballkanike me përpjekje dhe forca të përbashkëta, të udhëhequra nga qëllimi i fundit të integrimit europian, kanë mundësi nëpërmjet formave dhe nismave të ndryshme për bashkëpunim të përforcuar rajonal, ta përforcojnë procesin e përmirësimit të jetës së qytetarëve të tyre dhe arritjen e standardeve europiane, por bashkëpunimi rajonal nuk mund të paraqesë zëvendësim i integrimit të tërë europian. Politika e zgjerimit është mënyra më e mirë për arritjen e përparimit dhe bashkimit të kontinentit europian. Unë besoj fort në të dhe jam i bindur se procesi i zgjerimit nuk do të jetë përfunduar pa integrimin e tërësishëm të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
[gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="6855,6858,6861"]

You might also like

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk