Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela vizitoi SHFK “Dimitar Miladinov”, Komuna e Qendrës

Sep 23, 2021

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela vizitoi SHFK “Dimitar Miladinov”, Komuna e Qendrës
Me ftesë të Shkollës Fillore Komunale “Dimitar Milladinov” nga Komuna e Qendrës, drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela mori pjesë në një aktivitet me të cilin kjo shkollë shënoi Ditën Europiane të Gjuhëve.
Drejtori Sela, së bashku me ambasadorin francez, shkëlqesia e tij, Siril Baumgartner, i cili gjithashtu ishte prezent në ngjarje, pati mundësinë të ndiqte programin e përgatitur nga shkolla e cila e feston simbolikën e Ditës Europiane të Gjuhëve, diversitetin gjuhësor dhe rëndësinë e zhvillimit të aftësisë shumëgjuhësore të nxënësve.
Duke e falënderuar për ftesën e dërguar nga drejtoresha e shkollës, zonja Marija Varsamis Simonovska, drejtori Sela theksoi se është veçanërisht i kënaqur që shkolla është e hapur për bashkëpunim me institucionet e tjera publike me kompetenca për zbatimin e politikave gjuhësore dhe se, në këtë aspekt, AZGJ-ja do të vazhdojë të mbështesë aktivitete të tilla që promovojnë vlera pozitive, zhvillimin e shumëgjuhësisë si mjet i dialogut ndërkulturor midis bashkësive, duke krijuar kështu një shoqëri gjithëpërfshirëse.
[gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="6528,6525"]

You might also like

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk