Delegacioni i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës vizitoi Qendrën e Botimeve Zyrtare

Oct 18, 2019

Delegacioni i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës vizitoi Qendrën e Botimeve Zyrtare
Krahas shumë vizitave të tjera, delegacioni i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës i kryesuar nga drejtori i saj, Ylber Sela e vizitoi edhe Qendrën e Botimeve Zyrtare në Tiranë. Ai i njoftoi nikoqirët lidhur me aktivitetet dhe projektet që ka zhvilluar kjo agjenci në periudhën e gjertanishme. Pastaj nikoqirët folën për punën e tyre në botimin e Fletores Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, për mënyrën se si realizohet botimi i akteve dhe dokumenteve zyrtare, reddaktimin juridik dhe gjuhësor të tyre etj. Ata treguan gatishmëri për ta ndihmuar Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës në aspektin e trajnimit dhe këshillimit. Tiranë, 15.10.2019 [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2283"]

You might also like

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk