AZGJ-ja – pjesë e strategjisë së albanologjisë

Oct 26, 2021

AZGJ-ja – pjesë e strategjisë së albanologjisë
Në një konsultë që u mbajt në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, me temë “Drejt një strategjie të albanologjisë”, të cilën e organizoi Akademia e Studimeve Albanologjike, mori pjesë edhe drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela me bashkëpunëtorët e tij, i cili i përshëndeti të pranishmit duke theksuar se AZGJ-ja tashmë është bërë pjesë aktive e këtyre takimeve, duke dhënë kontributin e vet dhe duke bashkëpunuar në aspektin e trajtimit shkencor të gjuhës shqipe. Në këtë mënyrë ai vuri në dukje se ne së bashku mund të bëjmë shumë punë të rëndësishme të cilat janë në interes të gjuhës shqipe në përgjithësi, si një strategji e albanologjisë.
Gjithashtu, drejtori Sela pati takim dhe me rektoren e Universitetit të Shkodrës, zonjën Suzana Golemi, si dhe me përfaqësues të departamentit të gjuhësisë.
Po ashtu, drejtori Ylber Sela zhvilloi edhe shumë takime me përfaqësues të institucioneve të ndryshme që merrnin pjesë në këtë konsultë, të cilët shprehën interesim të veçantë për AZGJ-në dhe punën e saj. Me këtë rast, ai u ofroi atyre bashkëpunim për çdo gjë që është në interes të ndërsjellë.
[gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="6840,6843,6846"]

You might also like

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk