AZGJ-ja dhe TIKA po intensifikojnë bashkëpunimin

Nov 24, 2021

AZGJ-ja dhe TIKA po intensifikojnë bashkëpunimin
Sot, delegacioni i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim - TIKA në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e udhëhequr nga z. Halim Omer Sogut, koordinator programi i TIKA-s në Shkup, e vizitoi Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, me ç’rast u mirëprit nga drejtori Ylber Sela.
Vizita e delegacionit të TIKA-s është vizitë kthyese në Agjenci pas takimit të punës së drejtorit Sela me ekipin e tij në selinë e TIKA-s në Shkup, në shtator të këtij viti.
Drejtori Sela e shprehu kënaqësinë e tij ndaj bashkëbiseduesit për zhvillimin pozitiv të deritanishëm të marrëdhënieve me TIKA-n, ku u diskutua për mbështetjen e mundshme nga TIKA për furnizimin e pajisjeve teknike për nevojat e AZGJ-së në kryerjen e trajnimeve dhe trajnime të specializuara për përkthim simultan, si dhe organizimin e manifestimeve dhe promovimeve në shqip, në turqisht, në maqedonisht dhe në gjuhë të tjera të pjesëtarëve të komuniteteve, si dhe realizimin e një vizite studimore të ekipit të Agjencisë të institucioneve simotra, si dhe atyre shkencore-arsimore në Republikën e Turqisë.
Të dyja palët ranë dakord që AZGJ-ja dhe TIKA hodhën themelet për miqësi të fortë dhe bashkëpunim të ndërsjellë, që do të vazhdojë të zhvillohet në të ardhmen.
[gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="7142,7139"]

You might also like

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk