AZGj-ja e shënoi Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

Feb 21, 2024

AZGj-ja e shënoi Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

 

AZGj-ja e shënoi Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

AZGj-ja e shënoi Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare 21 Shkurti, i shpallur nga UNESKO-ja si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, u shënua nga Agjencia e Zbatimit të Gjuhës me një konferencë shkencore me temë, “Gjuha shqipe- perspektivat dhe rreziqet”. Fjalën përshëndetëse e mbajti drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, i cili e vuri theksin në kultivimin praktik të gjuhës shqipe si bazë e identitetit tonë kombëtar.

Me fjalë rasti, e përshëndetën konferencën e organizuar nga AZGj-ja edhe Jeton Shaqiri, ministri i Arsimit, Sabri Laçi, dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë së Universitetit të Tiranës. Ndërsa nga Universiteti i Tetovës përshëndetën punimet e konferencës edhe rektori Jusuf Zejneli dhe Berton Sulejmani, dekan i Fakultetit të Filologjisë.

Pjesa e dytë e konferencës vazhdoi me kumtesat e gjuhëtarëve titullarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ahmet Selmani, këshilltar shtetëror në AZGj, paraqiti para auditorit punimin shkencor me titull, “Gjuha si fenomen brenda kohës dhe hapësirës”, ndërsa Ajtene Ajdari Qamili nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, shpalosi kumtesën me titull, “Përballja e gjuhës shqipe me gjuhët e tjera ndër shekuj”. Shezai Rrokaj, drejtues i Departamentit të Gjuhësisë në Universitetin e Tiranës, shtjelloi temën me titull, “Gjuha shqipe, mishi dhe ashti i kombit tonë”.

Anyla Saraçi, drejtuese e Departamentit të Gjuhës-Letërsisë në Universitetin e Korçës mbajti ligjëratën me temë,“Zhargoni përmes muzikës-“trend” i çoroditjes gjuhësore”. Izer Maksuti nga Universiteti i Prizrenit foli rreth temës “Ruajtja e gjuhës shqipe në diasporë”. Qëndrim Morina nga Gjimnazi, “Hasan Nahi” në Prishtinë, trajtoi temën “Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj”. Në studimet e tyre profesorët e gjuhës, analizuan dhe ngritën problematikat që ndesh gjuha shqipe në RMV, Kosovë dhe Shqipëri etj, për ruajtjen e standartit në një rajon të karakterizuar nga diversiteti etnik dhe gjuhësor, si edhe përpjekjet e mbi një milion shqiptarëve në diasporën më të vonëshme, për të ruajtur gjuhën shqipe nga asimilimi si e drejtë natyrore e çdo populli.

AZGj-ja e ka bërë traditë shënimin e përvitshëm të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, jo vetëm nëpërmjet takimesh profesionale me gjuhëtarë nga trevat shqiptare e diaspora, por dhe kontributin që jep për mbrojtjen dhe avancimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Në botë fliten mijëra gjuhë të ndryshme, një pjesë e 3 tyre janë të destinuara të zhduken. Gjuha shqipe nga gjuhët më të vjetra, me gjithë pushtimet dhe ndikimet e ndryshme, u ka qëndruar mijëvjeçarëve duke e ruajtur identitetin dhe karakterin e saj të veçantë.

Shkup, 21.2.2024 год.

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk