Post image
Përfundoi trajnimi për udhëheqjen me ciklin projektues për punonjësit e AZGJ-së

Sep 6, 2021

Në hotelin “Arka” në Shkup, në periudhën nga 1 deri më 3 shtator, u mbajt trajnim mbi udhëheqjen e ciklit projektues dhe menaxhimin projektues ku morën pjesë gjithsej 20 persona të punësuar tek Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së. Realizimi i Trajnimit u mbështet nga Misioni i OSBE-së në Shkup, në përpajtim me Planin Vjetor të Veprimit që rezulton nga Memorandumi i Bashkëpunimit i nënshkruar midis Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, për të zbatuar aktivitete të përbashkëta për periudhën 2021- 2024. Përveç financimit të aktiviteteve që lidhen me realizimin e trajnimit, Misioni i OSBE -së në Shkup siguroi ekspertizën e nevojshme me angazhimin e dy ekspertëve në këtë fushë (Znj. Sunçica Sazdovska dhe Znj. Valentina Çiçeva) dhe në bashkëpunim me APJ-në, i koordinonte aktivitetet e nevojshme që lidhen me mirëmbajtjen e suksesshme të trajnimit. Në ditën e parë, para fillimit të trajnimit, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit midis Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, përfaqësuar nga drejtori Ylber Sela dhe Misionit të OSBE -së në Shkup, përfaqësuar nga Shefi i Misionit, Ambasadori Klemens Koja. Në fjalimin e tij pas nënshkrimit, drejtori Sela theksoi se Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së i kushton një rëndësi të madhe bashkëpunimit me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, përmes Misionit të saj në Shkup, duke njohur rolin e saj të rëndësishëm në ofrimin e mbështetjes në forcimin e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve, promovimin e kohezionit social dhe promovimin e marrëdhënieve ndëretnike, përmes bashkëpunimit, përfshirjes dhe respektimit të diversitetit të komunitetit. Akti i nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit përfaqëson një hap përpara në krijimin e një kornize zyrtare për bashkëpunim midis Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, për të zbatuar aktivitete të përbashkëta të koordinuara në fushën e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, mbështetje për punën e agjencisë në ngritjen e kapacitetit institucional dhe zbatimin e qëllimeve të saj programore. Pas nënshkrimit të Memorandumit, u prezantua qëllimi dhe programi i trajnimit dhe pjesa përmbajtëse e trajnimit përfshiu ligjërata në pjesën e udhëheqjes së projekteve; fazat e ciklit projektues; planifikim të projekteve orientuar drejt qëllimit; identifikimi i problemeve dhe qëllimeve; analiza e gjendjes; kriter për përzgjedhje, zgjedhja e strategjisë për projekt, si dhe prezantimi i Planit Strategjik të AZGJ-së dhe puna në grupe për ushtrime praktike. Dita e dytë e trajnimit iu kushtua konceptit të kornizës logjike: logjika e ndërhyrjes; parakushtet, supozimet, treguesit dhe burimet e verifikimit, të ndjekur me prezantim të shembujve praktikë dhe ushtrime në grup. Dita e tretë dhe e fundit e trajnimit u përqendrua në përcaktimin e aktiviteteve për të arritur rezultate; alokimi i burimeve për aktivitetet e planifikuara; përgatitja e projekt-buxhetit; ushtrime praktike, si dhe vlerësim të trajnimit. Në fund të trajnimit, pjesëmarrësve iu ndanë certifikata për pjesëmarrje në trajnimin tematik. [gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="6447,6450,6453"]

Post image
Vizitë e zëvendësambasadorit të Francës në AZGJ

Aug 10, 2021

Sot, më 10 gusht 2021, ushtruesi i detyrës zëvendësambasador i Francës në Maqedoninë e Veriut, Stanislas Mrozek, i shoqëruar nga përkthyesi i ambasadës në gjuhën shqipe dhe përgjegjësi i protokollit, Ardian Ramadani, si dhe stazhieri pranë kësaj ambasade, Emilien Kientz, vizituan për herë të parë hapësirat e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së, me ç’rast u takuan me drejtorin e agjencisë, Ylber Selën. Takimi, i cili u zhvillua në frymë tejet miqësore, ishte një mundësi e mirë për të këmbyer mendime dhe përvoja rreth pistave të mundshme të bashkëpunimit mes Ambasadës së Francës në RMV, Institutit Francez në Shkup dhe Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së. Drejtori Sela, pasi prezantoi në hollësi agjencinë që drejton, shtjelloi edhe sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet ky institucion, si dhe sukseset, rezultatet dhe përparimin e arritur deri më tani, agjenci kjo e cila shërben si kujdestare për mënjanimin e gabimeve në gjuhën shqipe, si dhe gjuhët e tjera. Ai përmendi edhe trajnimet e realizuara të përkthyesve dhe të lektorëve, duke e dalluar agjencinë si një institucion lider dhe shëmbëlltyrë. Sela vuri në pah bashkëpunimin e kësaj agjencie me institucionet e tjera në këtë vend, duke uruar që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë. Bashkëbiseduesit mes tjerash folën edhe rreth mundësive për realizimin e vizitave në qendra të njohura gjuhësore në Europë dhe në Francë, si dhe rreth mundësive për vizitë të ekspertëve gjuhësorë nga Franca në këtë agjenci, me qëllim të sjelljes së përvojës dhe ekspertizës së tyre dhe shkëmbimit të ndërsjellë. Ata u dakorduan edhe për mundësinë e nisjes së projektit të bashkëpunimit në fushën e përkthimit, të gjuhëtarëve të shquar francezë, në gjuhën shqipe, si dhe në atë maqedonase. Zëvendësambasadori Mrozek e siguroi drejtorin Sela se bashkëpunimi mes ambasadës dhe agjencisë do të thellohet më tutje, duke premtuar përkrahje konkrete dhe të vazhdueshme të veprimtarisë së kësaj agjencie në fushën e përkthimit dhe të interpretimit. [gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="6390,6393,6396,6399"]

Post image
AZGJ-ja dhe MSPMB-ja ndanë certifikata për 65 pjesëmarrësit në trajnimin e përkthyesve dhe të lektorëve të institucioneve publike

Jul 30, 2021

Sot Agjencia e Zbatimit të Gjuhës (AZGJ) dhe Ministria e Sistemit Politik dhe e Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive (MSPMB) ndanë certifikata për 65 pjesëmarrësit që morën pjesë në trajnimin e përkthyesve dhe të lektorëve të institucioneve që u mbajt nga 6 maji deri më 7 korrik të këtij viti. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së RMV-së dhe ministri i Sistemit Politik dhe i Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, ministrja e Arsimit dhe e Shkencës, Mila Carovska dhe përfaqësues të institucioneve të tjera. “Gjuha dhe e drejta për ta përdorur është një nga katër shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit”, tha midis tjerash zëvendëskryeministri Artan Grubi, në fjalën e tij të rastit, duke shtuar se prej kësaj marrëveshje askush nuk humbi, porse kanë fituan qytetarët dhe shteti. Sipas tij, gjuha u bë pjesë normative e Kushtetutës vetëm nëpërmjet Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe zgjati dy dekada deri në përmbylljen e avancimit të përdorimit në institucionet publike, duke shtuar se me këtë qytetarët bëhen më besnikë ndaj shtetit dhe anasjelltas. “Unë e përsëris gjithnjë, sa më besnik të jetë shteti ndaj një komuniteti, aq ai komunitet është besnik ndaj shtetit. Dhe sot ne shqiptarët, edhe qytetarët e tjerë, jemi më besnikë ndaj shtetit”, shtoi Grubi. Grubi theksoi se Ligji i Përdorimit të Gjuhëve nuk rregullon vetëm përdorimin e gjuhës shqipe, por jep mundësi të përdorimit edhe të gjuhëve të komuniteteve të tjera në komunat ku përbëjnë më shumë se 20 për qind, dhe se përfitues nuk janë vetëm maqedonasit dhe shqiptarët. Ministrja e Arsimit dhe e Shkencës, Mila Carovska, në fjalën e saj përshëndetëse u ndal te reformat në arsimin fillor, që krijojnë mundësi që të gjithë të mësojnë gjuhën e vet, por njëkohësisht edhe të njihen edhe me gjuhën dhe kulturën e tjetrit. Duke iu drejtuar përkthyesve dhe lektorëve që sot morën certifikatat, ajo ua bëri me dije se përgjegjësia për librat shkollorë për klasat e ulëta do të bie mbi ta. Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela i ndau ABC-në zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubit, për kontributin e tij dhe të Qeverisë në krijimin e kushteve hapësinore dhe të punës. Ai në fjalën e tij të rastit, u apeloi institucioneve shtetërore e arsimore, para së gjithash Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës dhe tri universiteteve (Kirili e Metodi, UEJL-së dhe UT-së) që të nxisin profesionalizmin e kuadrove të nevojshme për zbatimin e gjuhëve në administratë, duke dhënë bursa, kurse edhe kësaj radhe e përsëriti nevojën që përkthyesve t’u rritet statusi nga punëtorë administrativë, në punëtorë profesionalë, duke pasur parasysh natyrën e punës dhe përgjegjësinë e madhe që kanë. Ky aktivitet i mbajt në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Në trajnimin e sivjetmë morën pjesë 65 përkthyes e lektorë nga 31 institucione dhe morën pjesë 15 profesorë nga Maqedonia e Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="6340,6343,6346,6349"]

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk